Bota
Indonezia ndryshon kryeqytetin
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo njoftoi sot se kryeqyteti i vendit do të zhvendoset në provincën e Kalimantanit Lindor në ishullin Borneo
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo njoftoi sot se kryeqyteti i vendit do të zhvendoset në provincën e Kalimantanit Lindor në ishullin Borneo.
Më herët, zyrtarët qeveritarë kanë vizituar dhe zhvilluar ekzaminim të plotë për qendrën e re.
“Kryeqyteti i ri ka rreziqe të kufizuara nga tërmetet, vullkanet, cunami, përmbytjet, erozionet e tokës dhe zjarret e pyjeve”, tha Widodo në pallatin e shtetit në Xhakartë.
“Kryeqyteti i ri është afër qyteteve të zhvilluara si Balikpapan dhe Samarinda”, shtoi ai.
Zhvendosja pritet të kushtojë 466 trilionë rupiah (32,79 miliardë dollarë), nga të cilat shteti do të financojë 19%, ndërsa pjesa tjetër nga partneriteti publiko-privat dhe investimet private.
Presidenti indonezian do të paraqesë projektligjin para Parlamentit, rezultatet e studimit të fizibilitetit, për të marrë miratimin për zhvendosjen e kryeqytetit.
Xhakarta është një nga qytetet më të populluara në botë, ku banojnë më shumë se 10 milionë njerëz. Qyteti është i ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga miliona banorë që përdorin ujërat nëntokësore përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













