Lajme
FBI të hetojë rastin “Monstra”
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkoi që gjykimi në shkallën e dytë të rastin “Monstra” të monitorohet nga ekspertë të FBI-së, me qëllim që të sigurohet besueshmëria
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, partia e të cili është në bashkëqeverisje me kryeministrin Nikolla Gruevski, ka kërkuar hetimin të pavarur në shkallën e dytë të rastit “Monostra” ku u dënuan me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë të këtij shteti.
Ahmeti kërkon që procedura e shkallës së dytë të monitorohet nga ekspertë të FBI-së amerikane. Në një intervistë për të përditshmen Dnevnik, Ahmeti thotë se vetëm FBI mund të sigurojë besueshmërinë e procesit tek qytetarët.
“Që të mos ketë politikë, vlerësojmë se monitorimi ndërkombëtarë do të rrisë besueshmërinë e procesit. Bëhet fjalë për proces shumë të komplikuar. Kemi biseduar me miqtë tanë dhe kemi kërkuar që këtë proces ta monitorojë FBI-ja”, tha Ali Ahmeti citon “AlsatM”.
Lideri i BDI-së dhe ish udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tha se ka marrë pëlqim edhe nga kryeministri Gruevski, për hetim të pavarur, në përpjekjet për kthimin e besimit të qytetarëve në vendimet gjyqësore.
“FBI-ja ta monitorojë detajisht gjithë procedurën. Për të pasur besueshmëri procesi, që të kemi besim në të. Është proces në rrjedhë. Për të qenë më konkret, në parim, edhe Nikolla pajtohet se qytetarët duhet pasur besim në këtë proces”, deklaroi
Ahmeti.
Para se FBI të përfshihet në rast, duhet që Këshilli Gjyqësor të aprovojë kërkesën për përfshirjen e ekspertëve të huaj në këtë rast. Siç mëson Alsat M, bashkë me ankesën ndaj vendimit të shkallës së parë, mbrojtja do të përgatisë edhe kërkesë drejtuar Këshillit Gjyqësor për përfshirjen e ekspertëve të huaj në rishqyrtimin e rastit Monstra.
Ndryshe, me 30 qershor, Gjykata Themelore në Shkup i dënoi me burgim të përjetshëm gajshtë shqiptarë, Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Hazirin dhe Sami Lutën, të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në periferi të Shkupit.
Ky vendim nxiti reagime të mëdha gjithandej Maqedonisë, ku mijëra shqiptarë protestuan kundër këtij vendimi. Protesta në disa raste kaluan edhe në dhunë, ndërsa disa shqiptarë u duan me burg për pjesëmarrje ne protesta. Edhe ndërkombëtarët kërkojnë hetim të pavarur në shkallën e dytë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













