Lajme
Për çdo vit rrugëve të Zvicrës u shtohen nga 50.000 vetura të reja
Megjithatë, numri i makinave të regjistruara rishtaz gjatë viteve të fundit ka qëndruar stabil ose ka pasur një rënie të lehtë
Gjatë vitit të kaluar nëpër rrugët e Zvicrës qarkullonin 4.85 milionë automjete udhëtarësh. Ndërsa për çdo vit trafikut rrugor i bashkohen edhe 50 mijë automjete të reja, thuhet në një komunikatë të analistëve të auto-i-dat, të mbështetur mbi statistikat e Astra (Zyra Federale e Rrugëve), shkruan sda.ch.
Nga ana tjetër, numri i makinave të regjistruara rishtaz gjatë viteve të fundit ka qëndruar stabil ose ka pasur një rënie të lehtë, transmeton albinfo.ch Kjo nënkupton që “parku” i automobilave në Zvicër po bëhet gjithnjë më i vjetër.
Për rënien në fjalë, gjatë vitit të fundit ka pasur ndikim shtesë fakti se për shkak të hyrjes në fuqi të procedurës së re për matjen e emetimit të gazrave (WLTP) te disa marka veturash ka pasur një mungesë furnizimi, thotë auto-i-dat.
Ndërkaq, shitja e veturave të vjetra (në okazion) është më stabile. Gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin paraprak në Zvicër janë shitur 0.8% më pak makina të tilla.
Dinamika e këtij tregu dëshmohet edhe me faktin se mesatarja e kohëve të pritjes deri në shitje ka pasur një rënie. Aktualisht një makinë e përdorur qëndron në garazh mesatarisht 77 ditë para se të gjejë blerësin e saj, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, koha e pritjes ndryshon sipas markave dhe modeleve të veturave. Kështu për shembull makinat si Dacia, Seat dhe Tesla janë më të kërkuara ndërsa Lada ose MG, më pak.
Sipas komunikatës, aktualisht 97.2% e të gjitha makinave vihen në lëvizje me motor benzine ose dizeli. Ndërkohë që makinat e reja me dizel, ato të sapodala nga fabrika, po humbin terren, makinat e përdorura, nga viti 2014 e tutje kanë shënuar një rritje të dukshme.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













