Bota
Macron për riintegrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës
Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës
Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “riintegrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.
“Të kesh një strategji evropiane, do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës”, tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në gjithë botën, raportojnë sot mediat franceze.
Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të riangazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë joevropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”.
Presidenti i Francës deklaroi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe duhet të them, në mënyrë më efektive dhe më strategjike se idetë tona”. Ai u shpreh për forcimin e Evropës, themelet e së cilës janë humanizmi, renesanca dhe iluminizmi, por gjithashtu konkludoi se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













