Bota
Në Britani protestohet kundër pezullimit të punës së Kuvendit
Protestuesit në Londër mbanin pankarta me mbishkrimin “Mbroje demokracinë”, brohorisnin “ndaleni puçin” dhe mbanin në duar flamuj të Bashkimit Evropian.
Dhjetëra-mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Britanisë së madhe dhe para qeverisë britanike për ta kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e punës së Kuvendit të këtij shteti.
Protestuesit në Londër mbanin pankarta me mbishkrimin “Mbroje demokracinë”, brohorisnin “Ndaleni puçin” dhe mbanin në duar flamuj të Bashkimit Evropian.
Tubime të mëdha janë mbajtur nëpër dhjetëra qytete në mbarë Britaninë, përfshirë Manchester, Glasgow, Birmingham, Brighton, Swansea, Bristol dhe Liverpool, përcjell albinfo.ch.
Në Londër koordinatorja kombëtare e grupit “Momentum”, tha para protestuesve: “Kjo është demokracia jonë dhe nuk do ta lejojmë një kryeministër që s’është zgjedhur nga populli që ta menaxhojë këtë rrëmbim të pushtetit”.
“Ai dëshiron ta pezullojë sistemit dhe të fshehet. Ne e dimë ku jetoni ju, z.Johnson”, shtoi ajo.
Ministrja në hije e Punëve të Brendshme, Diane Abbott, gjithashtu mbajti fjalim para protestuesve, duke thënë se lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, u ka dhënë përkrahje 100 për qind këtyre protestave dhe se ai së shpejti do të jetë në qeveri si kryeministër, shkruan “The Guardian”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













