Lajme
25.000 franga shpërblim atij që ndihmon në kapjen e plaçkitësit të bankës
Personat që mund të ndihmojnë prokurorinë në kapjen e personit që ka plaçkitur dy herë bankën në Oberdorf (BL) mund të shpërblehen me 25.000 franga
Vazhdon të mbetet e paqartë se kush është personi, i cili ka grabitur më 15 prill dhe më 2 gusht të këtij viti filialin e Bankës Kantonale të Basellandit (BLKB), shkruan 20minuten.ch. Për këtë arsye, banka në fjalë ka vendosur të mbështesë hetimet edhe financiarisht.
Kushdo që mund të ofrojë informacione lidhur me personin e dyshuar për grabitje, i fiton 25.000 franga, transmeton albinfo.ch. Me këtë ofertë, banka e ka ngritur ndjeshëm shpërblimin e premtuar, i cili fillimisht ishte vetëm 5 mijë franga.
“Mund të thuhet se shpërblimi prej 25.000 frangash për ofrim të informacioneve është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Michael Lutz nga Prokuroria. “Me këtë ne duam të vendosimn një stimulim, i cili edhe për të njohurit e grabitësit të dyshuar mund të jetë atraktiv, për t`i shtyrë ata që të ofrojnë informacione”, ka shtuar Lutz më tutje.
Personi në fjalë dyshohet se ka grabitur bankën e njëjtë, BLKB në Oberdorf, më 15 prill dhe më 2 gusht. Veprimi në të dy grabitjet e armatosura ka qenë shumë i ngjashëm, përcjell albinfo.ch. Herën e dytë ka ndodhur një e shtënë por nuk ka pasur të plagosur.
Ndërkohë, prokuroria ka ardhur në përfundimin se në të dyja rastet bëhet fjalë për personin e njëjtë.
Autoritetet kanë publikuar edhe fotografinë ku grabitësi i dyshuar shihet pa helmetë dhe pa maskë.
Për informacionet që çojnë në kapjen e tij, fillimisht ishte ofruar një shumë prej 5.000 frangash.
Kush e ka parë personin e dyshuar, mund të telefonojë në këtë numër të policisë: 061 553 35 35.
Burri i dyshuar është i gjatë rreth 1.70 m, ka staturë të fuqishme dhe flet gjermanishten në dialekt.
Prokuroria sqaron mëtutje se makina me të cilën ai ka ikur ka qenë një skuter i zi i markës Piaggio Typhoon me dy etiketa ngjitëse që tregojnë markat e cigareve Marlboro dhe pijes Energy Drink “Monster”.
(Fotot: Policia Kantonale Basellandschaft)
E-Diaspora
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën Drejtues të koalicionit VLEN në një konferencë për media nga Tetova kanë shpallur fitoren e zgjedhjeve....
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria kërkon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët...
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën