Lajme
Sulmon politikani zviceran: “Mosmarrëveshje ballkanike në Nati-n zviceran”
"Mosmarrëveshjet ballkanike në Ekipin Kombëtar të Futbollit të Zvicrës. Unë mendoja se ata luajnë për Zvicrën dhe jo për veten e tyre"
Çështja “Shaqiri”, ose refuzimi i lojtarit me rrënjë shqiptare që të luajë në ndeshjen e radhës për Nati-n zviceran është një temë me peshë nacionale për Zvicrën. Duke ditur këtë, ishte punë orësh kur politika do të përfshihej në atë që tashmë quhet “konflikti Shaqiri-Petkoviç”, shkruan albinfo.ch. Dhe kjo ndodhi.
Roger Köppel, politikani populist i SVP-së, i njohur për stilin e tij provokues, u mor edhe me këtë çështje, duke e shfrytëzuar atë për interesat e vet politikë.
Duke shpërndarë në twitter një artikull të gazetës Blick, Köppel ka shkruar: “Mosmarrëveshjet ballkanike në Ekipin Kombëtar të Futbollit të Zvicrës. Unë mendoja se ata luajnë për Zvicrën dhe jo për veten e tyre. Bëhuni bashkë, në frymën e vitit 1291 (viti i “besëlidhjes” që krijoi Zvicrën, v.j.). Ne duam të jemi një popull unik prej vëllezërish të futbollit!”, ka shkruar Köppel, duke hedhur shigjetat e tij drejt Nati-t dhe besimit që sipas tij, e ka humbur prej kohësh kjo kombëtare te zviceranët “e vërtetë”.
Për shefin e revistës “Weltwoche”, kjo nuk është hera e parë që merret me Nati-n. Me rastin e aferës së “Shqipoinjës dykrerëshe” në Botërorin 2018 kishte bërë jehonë deklarimi i tij si më poshtë: “Jo, kjo nuk ka qenë një përshëndetje e pasherr për familjarët në Kosovë, siç e ka përhapur Federate e mbingarkuar e futbollit. Ky ishte vazhdimi i luftës vëllazërore ndërjugosllave nën flamurin zviceran”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













