Kosova
13 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar më 6 tetor
Për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit zyrtar percjell
Afati për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti, raporton Zeri.info.
Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Prej 30 gushtit kur ka filluar ky proces dhe deri në mesditën e së dielës (8 shtator) janë pranuar 13 mijë aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Këto aplikacione janë bërë përmes tri formave, nëpërmjet email-adresave të Shërbimit Votues të KQZ-së, përmes fahut postar të KQZ-së, si dhe fax-it të KQZ-së. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku periudha e aplikimit ka qenë vetëm 8 ditë, në zgjedhjet e 2019-s, siç ka bërë të ditur Elezi, periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të jetë gjithsej 12 ditë.
Për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit zyrtar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













