Bota
SHBA-ja fuqizon masat kundër terrorizmit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, duke e bërë më të lehtë për administratën amerikane të vendosë sanksione ndaj terroristëve të dyshuar, financuesve dhe mbështetësve të tyre.
“Urdhri ekzekutiv nga presidenti Trump shton fuqinë e mëtejshme në përpjekjet kundër terrorizmit në SHBA”, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konferencë për gazetarët.
Urdhri u lëshua në 18-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Duke e quajtur urdhrin “përditësimin më të rëndësishëm kundër terrorizmit që nga shtatori i vitit 2001”, Pompeo tha se rregullat e reja lejojnë që Departamenti i Shtetit dhe Departamentin e Thesarit të shënjestrojnë drejtpërdrejt drejtuesit e grupeve të dyshuara terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre “pa pasur nevojë të lidhin udhëheqësit terroristë me akte specifike”.
Pompeo tha se rregullat e reja janë gjithashtu më efektive në shënjestrimin e individëve dhe grupeve, që marrin pjesë në trajnime terroriste si dhe lejojnë autoritetet të vendosin sanksione ndaj institucioneve financiare, që ofrojnë shërbime për terroristë të caktuar.
Duke përdorur këtë masë ligjore, Departamenti i Thesarit, më 10 shtator vendosi sanksione ndaj udhëheqësve, individëve dhe subjekteve të lidhur me grupe të tilla si Shteti Islamik, Al-Kaida, Tehrik-e talibanët e Pakistanit dhe forca iraniane e Kuds-it që janë pjesë e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
“Që prej sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit, qeveria e SHBA-së ka fokusuar përpjekjet e saj kundër terrorizmit, për t’u përshtatur vazhdimisht me kërcënimet në zhvillim”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante Ekspertët thonë se qendrat e qyteteve po kalojnë nga “zona blerjesh” në “zona përjetimesh”, ku njerëzit... -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër












