Kosova
SHBA-ja, pro heqjes së taksës dhe dialogut me Serbinë
Për këtë proces, kanë premtuar mbështetje Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Qeverisë së re, e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, do t’i duhet të gjejë një zgjidhje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë proces, kanë premtuar mbështetje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit.
Scott ka thënë se nga Qeveria e ardhshme presin që të heqë taksën ndaj produkteve serbe në shërbim të progresit, në negociatat për të arritur një “kompromis të vështirë”.
“Shpresojmë që, pas zgjedhjeve në Kosovë, ne do të kthehemi shpejt në punë për të gjetur një zgjidhje afatgjate, që do t’i kontribuojë paqes në këtë rajon”, ka thënë Scott.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ish-deputetja Fitore Pacolli, tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro reciprocitetit me Serbinë, ndonëse nuk tregoi se cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrin karshi taksës, në rast se udhëheqin me ekzekutivin pas zgjedhjeve të tetorit.
Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se Qeveria e re duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe ta trajtojë atë me seriozitet, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Jeta Krasniqit, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i takon kryeministrit të ri që të shqyrtojë apo jo vendimin për taksën ndaj produkteve serbe.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar për një kohë, për shkak të kushtëzimit të vazhdimit të tij nga ana e Serbisë me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi Në të kundërt, Covid tani po tërhiqet. Vala e fundit duket se ka arritur kulmin në... -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë













