Lajme
Sot ka hyrë në qarkullim 100-frangëshja e re
Sot, nga ora 8 e mëngjesit në sportelët e SNB-së në Cyrih dhe në Bernë ka filluar shpërndarje e bankënotës së re. Një deri dy ditë më vonë kjo bankënotë do të mund të merret edhe në bankat tjera të Zvicrës, në sportele
Sot, më 12 shtator, kanë hyrë në qarkullim bankënotat e reja prej 100 frangash, të cilat javën e kaluar ishin prezantuar publikisht nga Banka Nacionale e Zvicrës (SNB).
Krahas me bankënotën, nga sot, në dispozicion të konsumatorëve është edhe aplikacioni i kompletuar “Swiss Banknotes”, i SNB. Ai është zgjeruar me bankënotën e re të përmendur dhe ofron informacione mbi të gjitha, 6 bankënotat që ishin pjesë e serisë së emetuar gjatë tre vjetëve të fundit, shkruan sda.ch.
Aplikacioni, i cili tashmë është shkarkuar rreth 123.000 herë në telefonat mobilë, është i disponueshëm pa pagesë në App Store të Apple dhe në Google Play, transmeton albinfo.ch. Ai ofron të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me bankënotat e serisë së re, përfshirë këtu bankënotën e fundit, atë të 100 frangave.
Sot, nga ora 8 e mëngjesit në sportelët e SNB-së në Cyrih dhe në Bernë ka filluar shpërndarje e bankënotës së re. Një deri dy ditë më vonë kjo bankënotë do të mund të merret edhe në bankat tjera të Zvicrës, në sportele. Ndërsa përgatitja teknike e bankomatëve për të qenë në gjendje të japin 100-frangëshen e re, kërkon kohë më të gjatë.
Ndërkaq, bankënotat e vjetra të 100 frangave do të vazhdojnë të vlejnë edhe më tutje si mjet pagese, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2022 SNB do të japë një datë për mundësinë e dorëzimit të tyre, gjegjësisht të përfundimit të vlefshmüerisë së bankënotave të vjetra.
Bankënota më e re, ashtu sikurse edhe e gjithë seria, ka më shumë shenja të sigurisë në krahasim me seritë e tjera, shkruan srf.ch. Janë gjithsej 15 shenja të tilla, të cilat, sipas SNB, i bëjnë këto bankënota më të sigurta nga përpjekjet për falsifikim.
Ndër shenjat në fjalë bëjnë pjesë kryqi i tejdukshëm i flamurit zviceran dhe një glob i ngjyrosur me dritë, transmeton albinfo.ch. Po kështu paraja më e re zvicerane prej letre ka edhe një shirit sigurie: në pjesën me ngjyrë argjendi janë përfshirë: harta zvicerane, rrjeti hekurudhor, një listë e tuneleve më të gjatë hekurudhorë dhe numri 100.
SNB në vitin 2016 pati filluar lancimin e serisë së re, të nëntë e radhë të bankënotave, përcjell albinfo.ch. Me 100 frangëshen e cila hyn në qarkullim më 12 shtator 2019, përmbyllet kjo seri.
“Tema” e serisë më të re të bankënotave është titulluar “Zvicra e shumanshme”. Secila nga 6 bankënotat e reja shpalos njërën nga faqet që janë tipike për Zvicrën, e cila ilustrohet me elemente të ndryshme grafike. Të gjitha bankënotat tregojnë një glob, një vend real dhe shenjat e sigurisë, të cilat janë të njëjta për të gjitha.
Kështu, bankënota më e re, ajo që vlenë 100 franga, tregon veç tjerash elementin “Suone” nga Ayent-i i Kantonit Valis. “Suone” quhen vijat e ujit (vadat) tradicionale shumë karakteristike të ndërtuara prej druri, të cilat kanë përshkuar edhe malet për të sjellë ujin aq të nevojshëm për bujqësinë, shkruan albinfo.ch. 80 për qind të fushave, kopshteve dhe vreshtave të Valisit edhe sot ujiten përmes këtyre “vadave” tradicionale .
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













