Kosova
Investimi 200 milionësh në ambasadën e re, shenjë e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës
Investimi i madh amerikan ka marrë elemente lokale për të treguar lidhjen e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së
Një pjesë e dizajnit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane, e ka për inspirim strukturën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Investimi i madh amerikan ka marrë elemente lokale për të treguar lidhjen e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, raporton KTV.
Në një tur për gazetarët kosovarë javën e kaluar, zyrtarë të Ambasadës kanë thënë se objekti i ri i ambasadës është shenjë e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës.
Hapësira dukshëm më e madhe ka bërë që edhe i gjithë stafi i USAID-it që e ndihmon Kosovën në fusha të ndryshme, të zhvendoset në objektin e ri.
“USAID-i është pjesë e përpjekjes për të rritur llogaridhënien në gjithë Kosovën, ndaj Qeverisë dhe popullit. Kjo do të thotë se punojmë në përmirësimin e institucioneve, e ndihmojmë Kosovën për të ndërtuar një themel të fortë demokratik, punojmë për ngritjen e transparencës në fushën e sundimit të ligjit. Gjithashtu, punojmë për t’i rritur mundësitë demokratike dhe ekonomike për gjithë kosovarët. Kjo do të thotë se ndihmojmë për të ndërtuar politika të shëndosha në të gjitha institucionet qeveritare, për të krijuar ambient që e përkrah sektorin privat dhe ofron mundësi për të investuar në këtë shtet të bukur”, ka thënë Zeinah Salahi, zëvendësdrejtoreshë e USAID-it.
Artistja Margo Sawyer ka ardhur nga Teksasi për të kompletuar një vepër të rrallë artistike në oborrin e Ambasadës.
Quhet ‘Spiralja Sinkronizuese për Kosovën’, dhe është inspiruar në lidhjen e fortë ndërmjet Amerikës dhe Kosovës.
“Për mua kjo është diçka e re. E di që Amerika ka një histori të gjatë me këtë shtet të mrekullueshëm. Për mua kjo është si një lindje. Vepra quhet ‘Spiralja Sinkronizuese për Kosovën’. Sinkronizimi do të thotë bërja bashkë papritur e pjesëve që ndërtojnë një aleancë të fuqishme. Ne të gjithë jemi të lidhur shumë, unë ndihem shumë e lidhur me Kosovën”, ka thënë Sawyer.
Një tjetër vepër artistike, Diana al Hadid e ka shkrirë në çelik urën historike të Gurit në Prizren.
Vlera e përgjithshme e projektit të Ambasadës Amerikane është 215.5 milionë dollarë, dhe kontraktuese ka qenë kompania “BL Harbert International”. Për ndërtimin e objektit kanë marrë pjesë rreth 1.800 punëtorë – amerikanë, vendorë dhe të vendeve të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=D0FCSFDV1vo
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













