Bota
Shumë azilantë shfaqin probleme psikike
Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike
Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani. Më shumë se gjysma e tyre shfaq shenja të destabilizimit psikik.
Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike. Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku,e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut, shkruan DW.
Nevojë për trajtime të shpejta.
Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës. Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.
Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike, por ka edhe nga ata që në një ambient të qetë e të sigurt arrijnë madje t’i tejkalojnë problemet me shëndetin mendor. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












