Lajme
Zviceranet bëhen nëna në moshën 32-vjeçare
Sipas shënimeve më të reja të Zyrës Federale për Statistikë (BFS), mosha mesatare e grave zvicerane që kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2018 ka qenë 32-vjeçare
Burrat dhe gratë në Zvicër vitin e kaluar kanë shënuar rekord sa i përket moshës në të cilën janë bërë prindër. Mosha mesatare e nënave dhe baballarëve me rastin e lindjes së fëmijës edhe në vitin 2018 ka vazhduar të rritet. Sipas shënimeve më të reja të Zyrës Federale për Statistikë (BFS), mosha mesatare e grave zvicerane që kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2018 ka qenë 32-vjeçare, shkruan 20minuten.ch.
Para dhjetë vjetësh kjo moshë ka qenë saktësisht një vit më e re, pra 31-vjeçare.
Ndërsa burrat gjatë vitit 2018 janë bërë baballarë mesatarisht në moshën 35.1 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Edhe te ata, dhjetë vite më parë mosha mesatare e bërjes prind ka qenë një vit më e re.
Nënat mesatarisht më të moshuara, sipas kësaj statistike janë ato të Kantonit të Gjenevës. Ato kanë lindur fëmijë në moshën 32.9 vjeçare. Pas tyre vijnë gratë nga Kantoni Nidwalden dhe ai Zug (32.6) etj. Ndërsa gratë më të reja që janë bërë nëna në vitin 2018 kanë qenë ato të Kantoneve: Glarus (31), Jura (31.1) dhe Schaffhausen (31.3).
Më së voni janë bërë etër burrat nga kantonet si: Gjeneva, në moshën 36.1 vjeçare, Basel-Stadt (35.9) dhe Cyrih (35.7), përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, baballarët më të rinj kanë qenë burrat nga kantonet si: Jura (34.2), Neuchatel dhe Uri (34.3)
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter