Kosova
Kurti takon ministrin e Jashtëm finlandez
Ministri finlandez Haavisto tregoi qëndrimin pozitiv të Finlandës për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim delegacionin shtetëror nga Finlanda, të udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Pekka Haavisto.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua rreth dialogut me Serbinë, kundërshtimit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit territorial dhe ndikimit rus në rajon.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti theksoi se para së gjithash, duhet të ketë dialog demokratik nga poshtë-lart, me të gjitha pakicat, për temat sociale dhe ekonomike, nëpërmjet të cilave do të realizohet integrimi i tyre në shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përveçse në institucione.
“Përtej kësaj, për çfarëdo dialogu, duhet t’i respektojmë tri parime: 1. Nuk do të ketë marrëveshje pa dialog, 2. Dialogu të orientohet rreth të drejtave të qytetarëve e jo mbi shkëmbimin territorial, dhe 3. Jo dialog me harta, jo presidentet e dy shteteve, por ekspertët”, tha Kurti.
Gjithashtu, ai potencoi se Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë do të mbrojë sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës dhe asnjëherë nuk do të lejojë që disa individë të vendosin për fatin e një populli.
Ministri finlandez Haavisto tregoi qëndrimin pozitiv të Finlandës për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e madhe të diasporës shqiptare në Finlandë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosjes vlerësoi mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, veçanërisht në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër













