Ekonomi
154 mijë euro, totali i gjobave për shkeljet në fushatë
Mbi 150 mijë euro është shuma që janë dënuar partitë politike për shkeljen e rregullave zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
PDK-ja, LDK-ja, koalicioni AAK-PSD, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate, janë partitë të cilat u dënuan në këtë fushatë, përcjell albinfo.ch.
E lidhur me këtë, kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, ka thënë se në listën e gjobave prin PDK-ja, e pasuar nga LDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD.
“Prej 104 ankesave sa janë paraqitur për këtë fushatë, deri më tani janë shqyrtuar 60 ankesa, prej tyre janë miratuar si të bazuara 37 ankesa, ndërsa janë refuzuar si të pabazuara 20 ankesa. E 44 ankesa i kemi në proces të shqyrtimit. Ndërsa sa i përket gjobave për shkeljen e kodit të mirësjelljes nga subjektet politike gjatë fushatës, deri më tani janë gjobitur kryesisht partitë e mëdha, siç janë PDK me 52, 900 euro, LDK me 32,700 euro, Koalicioni AAK-PSD me 28,800 euro, Lista Serbe me 36,100 euro. Shuma totale e gjobave të shqiptuara deri më tani është 154,450 euro”, ka thënë Desku.
Ai ka thënë se në këtë fushatë janë paraqitur 104 ankesa nga organizatat joqeveritare.
“Mund të them se e kanë thyer kodin e mirësjelljes shtatë subjekte. Subjektet më të mëdha kanë bërë fushatë më të madhe dhe ndoshta e gjatë bërjes së fushatës është konstatuar nga paneli se kanë shkelur kodin e mirësjelljes. Lidhur me fushatën zgjedhore deri më tani janë paraqitur 104 ankesa për të gjitha subjektet, të paraqitura disa nga organizatat joqeveritare e disa nga vetë subjektet politike, siç janë Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK e disa parti më të vogla”, ka thënë Desku për EO.
Desku ka treguar edhe procedurat e mëtutjeshme, nëse partitë politike nuk i kryejnë obligimet më kohë, ku afati i fundit për shlyerjen e gjobave është 15 ditë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë












