Kosova
8 mijë fletëvotime nga diaspora arrijnë në Kosovë
Deri më datën 3 tetor në Prishtinë kanë arritur 8 mijë e 133 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Kështu ka bërë të ditur për Kp zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se votuesit jashtë vendit përmes postës kanë kohë që deri më datën 5 tetor të votojnë për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, procedurë kjo e cila ka filluar më 19 shtator, përcjell albinfo.ch.
Elezi ka thënë se numërimi i fletëvotimeve të supozuara që kanë ardhur përmes postës do të bëhet pas ditës së zgjedhjeve, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ku do të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara. Ai ka bërë të ditur se në këtë qendër janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit dhe gjithçka të jetë gati për numërim të votave që do të hedhen më 6 tetor për të parin e ekzekutivit të vendi.
Sipas tij, në mungesë të hapësirës brenda objektit të Komisionit Qendror Zgjedhor, pakot e supozuara me fletëvotime që kanë arritur nga diaspora janë duke u ruajtur brenda një hapësire të veçantë në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës.
Kujtojmë se nga 40 mijë e 313 aplikacione për të votuar përmes postës që janë pranuar dhe proceduar në KQZ, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit garojnë 25 subjekte politike, përfshirë edhe koalicione parazgjedhore, derisa numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1.937. 869.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













