Kosova
Cakaj në Nju-Jork, me mbesën e heroit të UÇK-së
Gjatë vizitës në ambientet e shkollës “Children of the Eagle” ka pasur një takim të veçantë
Gjatë vizitës në Nju-Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në ambientet e shkollës “Children of the Eagle” ka pasur një takim të veçantë me Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës të UÇK-së, Vezir Ademaj.
Në foton e postuar në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan: “Vezir Ademaj la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.
Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero”.
Cakaj shton: Shembulli i Fjoralbës dhe gjeneratës së saj është dëshmia e prekshme dhe e përditshme se çdo sakrificë ia ka vlejtur.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













