Bota
Gjermani: Kabineti qeveritar i vë vulën paketës së klimës
Nuk ka pasur ndonjë projekt politik më të kontestuar në Gjermani se paketa e klimës e qeverisë së koaliconit në Gjermani. Disa thonë ligji është pa efekt, të tjerët e shohin si barrë të madhe për qytetarët.
Pika kryesore e paketës për klimën të qeverisë gjermane, e cila miratohet këtë të mërkurë është reduktimi i emetimit të gazravre karbonikë. Sipas studimeve ato janë arsyeja kryesore e ngrohjes globale.
Dokumenti 170 faqësh përmban ndër të tjera edhe futjen e çmimit të CO2-it, gazit karbonik, gjë që do të shtrenjtojë lëndët djegëse fosile si vajin për ngrohje, benzinën dhe naftën dhe do të rrisë impulset për një sjellje më ekologjike të qytetarëve. Për të reduktuar barrën shtesë financiare për qytetarët qeveria do të ofrojë psh. kompensime për ata që janë të detyruar të udhëtojnë më larg e përditë në vendin e punës, përcjellë albinfo.ch
Me këtë paketë masash, qeveria gjermane e CDU/CSU-së dhe SPD-së kërkon të arrijë qëllimet e klimës për vitin 2030. Që do të thotë reduktim i emetimeve të gazit karbonik me 55% kundrejt vitit 1990.
Pika e grindjes – çmimi i gazit karbonik
Kur u miratua paketa e klimës pati kritika të forta. Grindja kryesore bëhet për çmimin e gazit karbonik. Qeveria planifikon që emetimi i një toni gazi karbonik do të kushtojë 10 euro nga viti 2021. Por sipas kryeministrit të landit të Saksonië së Pshtme, Stephan Weil ky çmim është shumë i ulët për të pasur efektin e duhur. Ai i përgjigjet blerjes së 3-4 birrave, thotë ai. Edhe Të Gjelbrit kërkojnë një çmim më të lartë, sipas tyre 40 euro për ton.
Nga ana tjetër unioni konservator, CDU/CSU është dakord me këtë çmim. Sipas konservatorëve duhet që barra për qytetarët dhe ekonominë të mos jetë shumë e lartë. Angela Merkel lidhur me këtë grindje tha se “besojmë, që duhet të fillojmë ngadalë, me qëllim që të marrim sa më shumë njerëz me vete për këtë çështje.”
E-Diaspora
-
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) Gastroenterologu nga Kosova pranohet në shoqatën prestigjioze amerikane AGA... -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025










