Bota
Banorët e tërheqin zvarrë me makinë kryebashkiakun në Meksikë pasi nuk i realizoi premtimet
Policia ka intervenuar për ta liruar Jorge Luis Escandon Hernandezin
Bujq të zemëruar në Meksikë kanë rrëmbyer kryebashkiakun e fshatit të tyre dhe e kanë lidhur për një makine duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e fshatit pasi kanë thënë se ai nuk i ka përmbushur premtimet kryesore zgjedhore.
Policia ka intervenuar për ta liruar Jorge Luis Escandon Hernandezin, i cili nuk ka pësuar lëndime të rënda nga kjo ngjarje, raporton “The Independent”.
Një grup protestuesish të armatosur me shkopinj gjemborë dhe me gurë ndaluan kryebashkiakun e Las Margaritas dhe e lidhën atë në pjesën e prapme të një kamionete dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e fshatit, sipas ueb-faqes lokale të lajmeve “El Heraldo de Mexico”, transmeton Koha.net.
Pamjet e sulmit tregojnë burrin duke u tërhequr nëpër rrugë, me një turmë që e ndjek nga pas shkruan Kohanet.
Ky ishte sulmi i dytë i fermerëve që kërkojnë nga ai t’i realizojë premtimet e fushatës së tij për të rregulluar një rrugë lokale dhe t’u sjellë ujë të pijes e rrymë komunitetit prej rreth 500 banorëve.
Në një incident të mëhershëm katër muaj më parë, një grup burrash demoluan zyrën e tij pasi u futën aty dhe e gjetën të zbrazët.
Tetë orë pas incidentit, kryebashkiaku u paraqit në sheshin qendror në Las Margaritas dhe mbajti një fjalim, duke mbajtur përgjegjës liderët e komunitetit Santa Rita dhe duke thënë se ai nuk do të frikësohet nga ky akt.
Kryebashkiakët dhe politikanët lokalë në Meksikë vazhdimisht janë të targetuar nga bandat e drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë apo të pranojnë mito.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se 10 persona janë lënduar në këtë incident dhe 11 janë arrestuar.
Hernandez tha se këtë veprim e sheh si tentim-rrëmbim dhe tentim-vrasje dhe do të ngre padi percjell Albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=2_FLqTi6Y5s
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












