Bota
Erdogan: Turqia nuk synon tokat e askujt, lirinë ose interesat e asnjë populli
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit në TRT Wold Forum 2019 deklaroi Turqia nuk synon tokat e asnjë shteti, lirinë ose interesat e asnjë populli, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell albinfo.ch.
“Çdokush mund të gjendet në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë, Ballkan me qëllime të tjera. Turqia është atje vetëm për shkak të unitetit të fatit që ka me vëllezërit e saj. Ky është një virtyt i madh që nuk mund ta kuptojnë ata që “një pikë nafte e shohin më të vlefshme se sa një pikë gjak”, tha Erdogan.
I pari i shtetit turk gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk do të ulet në tryezë me asnjë organizatë terroriste.
“Gjatë periudhës 17-18 vjeçare të detyrës tonë, ne si Turqi asnjëherë nuk jemi ulur dhe nuk do të ulemi në tryezë me një organizatë terroriste”.
Erdogan bëri thirje për ristrukturimin e institucioneve kryesore të sistemit global, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara (OKB).
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













