Bota
Kaosi i Brexit-it vazhdon
Ministri britanik i Shtetit dhe i ngarkuar pёr Brexitin, Michael Gove, insiston pёr afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor
Qeveria britanike pas dёshtimit nё Parlament i kёrkoi zyrtarisht BE-sё njё shtyrje tё afatit. Kryeministri Boris Johnson tha megjithatё qё ende shpreson pёr daljen deri nё fund tё tetorit. Por ministri i Shtetit, Gove, nё njё intervistё me televizionin Sky News deklaroi se me shtyrjen e vendimit nё Parlament pёr Brexit-in ёshtё shtuar rreziku pёr njё dalje pa marrёveshje.
Edhe tё dielёn (20.10) vazhduan konsultimet me pjesё tё qeverisё pёr tё pёrgatitur me intensitet ndihmёn e “Operation Yellowhammer”. Dokumenti “Yellowhammer” pёrmban parashikime, se si mund tё realizohet pa marrёveshja dalja nga BE-ja. Ekspertёt paralajmёrojnё pёr protesta dhe cenim tё rendit publik, radhё tё gjata pёr kamionёt nё kanalin e Lamanshit dhe ngushtica nё furnizimet me ushqime dhe medikamente, përcjell albinfo.ch.
Brukselit i mbёrrijnё letra
Parlamenti britanik tё shtunёn (19.10) nuk e miratoi sikurse dёshironte kryeministri Boris Johnson marrёveshjen e daljes tё negociuar me BE-nё. Nё vend tё kёsaj u vendos njё kёrkesё, pёrmes sё cilёs marrёveshja duhej tё modifikohej nё ligje, nё mёnyrё qё ajo tё mund tё vlerёsohej bindshёm.
Kёto zhvillime e venё nё pikёpyetje datёn e planifikaur tё shkёputjes mё 31 tetor. Qeveria britanike pas shtyrjes sё vendimit – sipas parashikimit nё ligjin britanik – i kёrkoi BE-sё njё shtyrje tjetёr tё Brexit-it. Megjithat kryeministri Johnson ende ka shpresa se mund t’i pёrmbahet afatit.
Opozita kёrkon njё referendum tё dytё
Sidoqoftё Johnson u pёrball me kritika tё ashpra tё opozitёs. John McDonnell i laburistёve tёrhoqi vёmendjen qё Johnson nuk duhet tё anashkalojё as Parlamentin dhe gjyatat. Partia Laburiste insiston pёr zgjedhje tё parakohshme. Gjithashtu sipas saj ,duhet tё ketё njё referendum tё dytё pёr Brexit-in.
Ambasadorёt e BE-sё sipas planit u mblodhёn dhe ndёrmorёn formalisht procedurёn e ratifikimit tё marrёveshjes nga ana e BE-sё. Marrёveshja e arritur nё samitin e kryetarёve tё shteteve dhe qeverive nё Bruksel duhet tё ratifikohet jo vetёm nga parlamenti britanik, por edhe nga Parlamenti i BE. Nga ana e BE-sё nuk pёrjashtohet mundёsia e shtyrjes sё daljes me marrёveshje tё Britanisё sё Madhe. Sidoqoftё presidenti i Kёshillit Donald Tusk ditёt e ardhёshme do tё pёrpiqet tё verifikojё nёse tё 27 vendet anёtare janё dakord pёr njё shtyrje tё re. Kjo duket e mundur, pavarёsisht qё presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa tё tjerё kёrkuan sё fundi pёr kёtё njё argument tё fortё.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale