Kosova
Kosovë: Sigurimi i barnave, barrë për pacientë deri më 2020
Deri në vitin e ardhshëm institucionet publike shëndetësore në Kosovë nuk do të furnizohen me barna nga lista e re esenciale e barnave, ndonëse ajo ka hyrë në fuqi në muajin shtator të këtij viti. Pacientët edhe më tej do të duhet t’i blejnë vetë barnat, të cilat atyre u takojnë falas.
Është bërë më shumë se një muaj qëkur ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar listën e re të barnave esenciale, por që me të cilat institucionet publike shëndetësore në vend ende nuk janë furnizuar.
Furnizimi me barnat nga lista e re do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, ndonëse nuk dihet saktësisht se në cilin muaj do të fillojë furnizimi me to, shkruan më tutje gazeta zëri, përcjellë albinfo.ch.
Deri atëherë pacientët do të duhet të mbajnë edhe më tej vetë barrën e sigurimit të shumë barnave, edhe pse buxheti aktual për vitin 2019 vetëm për barna dhe për material shpenzues është 34.9 milionë euro.
Lista e re e barnave ishte vlerësuar të jetë e një rëndësie të veçantë, pasi që në të janë futur rreth 100 barna të reja për sëmundje të ndryshme, si produkte që ndikojnë në gjak, barna për të sëmurët me kancer, produkte për trajtimin e HIV-it e produkte të tjera për trajtimin e sëmundjeve të rralla.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















