Kultura
“Bonnie & Bonnie”, histori dashurie mes një shqiptareje dhe një gjermaneje
"Këtu rrëfehet me shumë pasion, me shumë sensualitet dhe shumë natyrshëm – diçka të tillë ka tepër rrallë në kinemanë gjermane"
“Bonnie & Bonnie” mban emrin filmi gjerman, në qendër të të cilit është një vajzë shqiptare, e dashuruar me një moshatare të saj gjermane. Emri i filmit asocionon me filmin e njohur hollivudian “Bonnie & Klyde”, ndërsa të përbashkët me të ka faktin se protagonistet edhe këtu janë nga bota e krimit.
Dy vajza që vijnë nga kultura të ndryshme dashurohen në njëra-tjetrën: një NO-GO, të paktën për familjen shqiptare të njërës prej tyre, shkruan mdr.de. Rrëfimi i tyre shndërrohet në një Roadmovie emocionues mbi dashurinë lezbike, çfarë në Gjermani nuk ka pasur ndonjëherë më parë, shkruan kritiku i filmit në televizionin MDR, Knut Elstermann.
Shqiptarja 16 vjeçe Yara (rolin e saj e luan Emma Drogunova) dhe gjermanja 18 vjeçe Kiki (Sara Mahita) dashurohen “përjetësisht) në njëra-tjetrën. Kiki ka një të kaluar kriminale, ndërsa Yara ndihet e shtrënguar nga familja e saj, transmeton albinfo.ch. Dashuria i jep siguri, edhe pse familja e saj shqiptare nuk bën të kuptojë asgjë nga kjo. Ndërkohë babai i Yara-s ka zgjedhur tashmë një dhëndër për të, ndërsa vëllai i saj ia ka vënë syrin Kikit.
Në këto rrethana, ajo që u mbetet dy vajzave të reja është arratisja nga rrethimi i padurueshëm armiqësor. Një arratisje e financuar nga vjedhjet.
Ato duan ta gjejnë motrën e Kikit e cila jeton diku në Francën jugore, përcjell albinfo.ch. Historia e tyre e dashurisë, e luajtur për mrekulli, këtu rrëfehet me shumë pasion, me shumë sensualitet dhe shumë natyrshëm – diçka të tillë ka tepër rrallë në kinemanë gjermane.
Regjisori Ali Hakim është rritur në Hamburg-Wilhelmsburg. Po aty ai e ka vendosur dhe rrëfimin e tij të bukur me aktorë shumë bindës dhe me një stil të shpejtë e që të bën për vete.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













