Lajme
Parlamenti Evropian dënon ndërhyrjen turke në siri
Parlamenti Evropian ka dënuar ofensivën turke në verilindje të Sirisë dhe i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqte të gjitha forcat e saj të armatosura nga vendi
Parlamenti tha në një rezolutë se ndërhyrja ushtarake ishte një “shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar” dhe mund të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon“.
Eurodeputetët kundërshtuan krijimin e një “të ashtuquajturën zonë sigurie” dhe shprehën solidaritet me popullin kurd. Deputetët gjithashtu shprehën shqetësimin për ringjalljen e Shtetit Islamik.
Parlamenti u ka kërkuar vendeve anëtare të vendosin “një seri sanksionesh të synuara dhe ndalime të vizave” për zyrtarët e lartë turq, “përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në ndërhyrjen ushtarake të Sirisë dhe për shtypjen e të drejtave themelore në Turqi”, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
“Deputetët e konsiderojnë të papranueshme që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përdor refugjatët për shantazhe ndaj Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













