Lajme
Xhaka nuk përfshihet për ndeshjen e Carabao Cup kundër Liverpoolit
Granit Xhaka nuk është përfshirë në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e Carabao Cup kundër Liverpoolit që zhvillohet të mërkurën.
Kapiteni i Topçinjve nuk është ftuar nga trajneri pas situatës së krijuar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Në konferencën për shtyp lidhur me këtë situatë, Unai Emery deklaroi se mesfushori është i dëshpëruar, por se është stërvitur me skuadrën normalisht, shkruan albasport.al, përcjell albinfo.ch
“Nuk e di sot se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, gjëja më e rëndësishme për mua është e tashmja, me të ardhmen e afërt, nesër (e mërkurë)”.
“Nesër, për shembull, ai nuk është në skuadër, por unë nuk kam menduar ta ftoj për atë ndeshje (sidoqoftë) dhe ai po qëndron dhe po stërvitet, ndërsa ne do ta lëmë që të rikuperohet si person, sepse është i dëshpëruar dhe pastaj do të mendojmë për ekipin”, ka deklaruar Emery.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s














