Kosova
Vendos Supremja: KQZ detyrohet të rinumërojë votat e diasporës
Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes
Gjykata Supreme përmes një aktgjykimi të ri ka shpallur se e ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo kërkonte që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me të cilin ndalohej numërimi i 4639 zarfe me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.
Sipas PZAP, këto vota nuk lejohej të numroheshin për shkak se kishin arritur me vonesë në Kosovë.
Megjithatë, ato vota ishin nisur me kohë nga jashtë dhe me vendimin e Supremes, KQZ-ja detyrohet të bëjë këtë numërim.
Kjo ishte ankesa e dytë e VV-së drejtuar Gjykatës së Apelit. Herën e parë ajo i ishte hedhur poshtë.
Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e ri të Gjykatës Supreme.
Ky është reagimi i VV-së:
“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Kjo parti ka thënë se pret që sa më parë KQZ-ja të mblidhet për të marrë vendim për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.
“E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










