Kosova
Palmer: Kurti duhet të jetë partner i fuqishëm i SHBA-ve
"Ne do ta shohim atë si kryeministër, në rast se ai arrin ta fitojë këtë pozitë për veten dhe partinë e tij. Ne presim që ai thttps://www.albinfo.ch/wp-admin/post-new.php#ë jetë një partner i mirë dhe i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara"
Në një intervistë të zhvilluar, përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është shprehur se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu ai ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes në Kosovë dhe Serbi, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë.
“Mendoj se qeveria e re duhet të përcaktojë natyrën e programit të saj. E di se prioritet i liderëve të këtyre dy partive është, siç janë shprehur ata, agjenda e tyre e brendshme, luftimi i korrupsionit, përballja me krim të organizuar, promovimi i transparencës dhe qeverisjes së mirë. Kjo është agjendë, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin aktivisht dhe fuqishëm. Në të njëjtën kohë ne shpresojmë se qeveria e re do të lëvizë në baza urgjente, për të identifikuar një rrugë mbrapa për kthim në dialog me Serbinë, që të kthehet në negociata dhe të punojë në mënyrë paralele për të arritur një marrëveshje të plotë për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë,” është shprehur ai
Gjithashtu Plamer tha se qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes tëjetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromisë, ndërsa për liderin e Vetëvendosjes është shprehur i gëzuar dhe shpreson shumë në të.
“Sigurisht, ajo është shpresa dhe pritja jonë. Kjo do të jetë hera e parë që Vetëvendosje do të jetë në qeverisje. Kjo do të jetë hera e parë që Kurti do të jetë në pozitë publike, nëse gjërat shkojnë ashtu si presin të gjithë. Ne do ta shohim atë si kryeministër, në rast se ai arrin ta fitojë këtë pozitë për veten dhe partinë e tij. Ne presim që ai të jetë një partner i mirë dhe i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara, sa i përket adresimit të sfidave të brendshme këtu në Kosovë, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies, në promovimin e rritjes ekonomike, mirëpo po ashtu edhe në punën në mbështetje të një marrëveshjeje me Beogradin për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Pra, ne shpresojmë dhe presim që edhe kjo gjë të jetë prioritet i qeverisë së re.” tha ai, prërcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













