Bota
Francë: Nga stuhia, mijëra shtëpi pa energji elektrike
Thuhet se dhjetëra-mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia Amelie solli erëra të mëdha dhe reshje shiu në bregdetin e Atlantikut dhe zonat jugore.
Furnizuesi i energjisë elektrike Enedis tha se ndërprerja e energjisë ka prekur 55,000 shtëpi, kryesisht në rajonin perëndimor të Nouvelle Aquitaine.
Po ashtu një numër departamentesh u vendosën në “alarmin e portokallit” gjatë gjithë ditës për shkak të motit ekstrem, ndërsa erërat në disa vende kishin tejkaluar 163km/orë .
Nga ana tjetër, shërbimet e urgjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve të dielën, pasi erërat e mëdha shkatërruan pemë dhe kabllo të energjisë elektrike.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se deri më tani asnjë vdekje nuk është konfirmuar, por një grua në të shtatëdhjetat e saj u raportua e zhdukur pas një rrëshqitje dheu në jug të Nice, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C














