Kosova
Sa është dënimi nëse vozitni pa pajisje dimërore
Nga 15 nëntori, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor në Kosovë duhet patjetër t’i kenë pajisjet dimërore
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të fillojnë përgatitjen e vetura të tyre për sezonin dimëror, që fillon nga data 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.
Gjatë kësaj kohe nga ata kërkohet që t’i kenë me vete pajisjet dimërore.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
Për mosrespektim të afatit për ndërrim të gomave apo mungesës së zinxhirëve, shoferët gjobiten nga Policia e Kosovës.
Nga 15 nëntori, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor në Kosovë patjetër duhet t’i kenë pajisjet dimërore, transmeton monitor.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin veturat e tyre pa pajisje dimërore, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ligji thotë se gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.
Kushtet dimërore, sipas ligjit, nënkuptojnë rastet kur rruga është e mbuluar me borë ose kur në rrugë ka akull.
Shoferi, që drejton automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.
Sipas ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
“Gjatë kohës së dukshmërisë së zvogëluar duhet t’i kenë dy drita të bardha në pjesën e përparme të mjetit dhe dy drita të kuqe në pjesën e pasme të mjetit, si dhe një sinjal reflektues me ngjyrë portokalli në çdo anë. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 5. të këtij neni. 7. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, personi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4. të këtij neni”.
Sipas Udhëzimit administrativ për pajisje dimërore, të nxjerrë më 24 mars 2017, nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.
Në mungesë të pneumatikëve të dimrit, automjetet e sipërpërmendura duhet t’i kenë pneumatikët verorë me thellësi minimale të sipërfaqes shkelëse prej 4 milimetrash, me zinxhirët e dëborës që vendosen në rrota tërheqëse.
Ndërkaq, pajisjet dimërore për autobus dhe mjete transportuese janë zinxhirët ose pneumatikët e dimrit të montuar në rrotat tërheqëse.
Udhëzimi thekson se autobusët dhe mjetet e transportit mbi 3.5 tonë, që nuk mund të vendosin zinxhirët e dëborës në rrota tërheqëse duhet të kenë pneumatikët e dimrit në rrota tërheqëse.
Penumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M + S, MS, M & S, ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













