Shqipëria
Ekstradohet nga Belgjika i arrestuari për avionin me drogë në Divjakë
Autoritetet policore bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe
Autoritetet policore belge bënë të mundur arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë së Belgjikës.
Autoritetet policore bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të fletarrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi Kristjan Demçe, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014 ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali me avionin e shtetasit italian G. R.
Njoftim nga Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar shkruan TCH.
Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.
Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.
Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të fletarrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas














