Bota
Facebook bllokon 5.4 miliardë profile të rreme
5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social fshihen nga "facebook-u"
Është bërë e ditur se Facebook ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.
Këtë lajm e theksoi kompania, duke njoftuar se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar, transmeton albinfo.ch.
Kompania tha se hoqi më shumë se 3.2 miliardë llogari të rreme vetëm midis prillit dhe shtatorit, krahasuar me më shumë se 1.5 miliardë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kompania gjithashtu tha se largoi 11.4 milion postime të urrejtjes, krahasuar me 5.4 milion në të njëjtën periudhë gjashtëmujore në 2018.
Ndëkohë të mërkurën Facebook tha se ka hequr rreth 5.4 miliardë llogari të rreme këtë vit në shenjë të betejës së vazhdueshme në mediat sociale kundër manipulimeve dhe dezinformatave.
Mes përpjekjeve në rritje për të krijuar llogari mashtruese, Facebook tha se ka rritur mbrojtjen e saj dhe shpesh heq llogaritë brenda disa minutave nga krijimi i tyre.
“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të krijuar profile të rreme dhe abuzive”, njofton Facebook.
Ata shtuan se miliona profile të rreme po hiqeshin pothuajse çdo ditë, duke përdorur sisteme të reja.
“Ne mund të vlerësojmë se çdo ditë, ne parandalojmë miliona përpjekje për të krijuar llogari të rreme duke përdorur këto sisteme zbulimi”, tha Facebook në njoftimin e tyre.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














