Lajme
‘The Guardian’ shkruan për mikpritjen e madhe ndaj ekipit anglez
Në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e fundit në fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’, vendi ynë është kryetemë në mediat britanike. The Guardian është mediumi i radhës që flet për mikpritjen e madhe që kanë organizuar qytetarët tanë për ta pritur ekipin anglez.
Artikulli nis me një përshkrim të kryeqytetit dhe dëshirën e fëmijëve për të luajtur futboll, ndërkohë që ndërlidhet me dy dekada më parë kur ushtarët britanikë, si pjesë e forcave të NATO-s, hynë në Prishtinë pas çlirimit të Kosovës.
Nuk mungojnë edhe intervistat me banorët lokalë, ndërsa njëri prej tyre është Atdhe Muharremi, i cili ka kujtuar kthimin e tij në Prishtinë (në vitin 1999), pasi kishte qëndruar për tre muaj si refugjat në Maqedoni, ndërsa kthimin e tij e ka përshkruar me fjalët: Një fillim i ri… koha për të ndërtuar sërish një jetë të re dhe një shoqëri të re”.
“Ushtarët britanikë të KFOR-it patrullonin dhe nganjëherë përfshiheshin në lojë, ne ua pasonim topin. Ata ndaleshin, bisedonin me ne, përfshiheshin. Ishte një formë sjelljeje, një lidhje përmes lojës, nuk duhej ta flisnim të njëjtën gjuhë”.
“Ne i shihnim si heronj tanë. Ishin shumë të mirë, shumë të dashur me ne. Ishte një dashuri e dyanshme pa fjalë, energjia që ndjenim. Mund ta ndienim këtë dashuri”, ka treguar ai, teksa artikulli vazhdon me fjalët se kjo shpjegon mikpritjen e jashtëzakonshme të Anglisë dhe dashamirësinë që kanë shprehur tifozët e Kosovës ndaj ekipit që do ta kenë kundërshtar në fushë.
Falë edhe ndihmës së britanikëve, vajzat dhe djemtë në Kosovë, mund t’i jetësojnë ëndrrat e tyre, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














