Kosova
Një 46-vjeçar gjendet i pajetë në Podujevë
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Podujevë.
I vdekuri është një burrë i moshës 46-vjeçare, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se viktima nuk ka shenja dhune, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Ai po ashtu ka njoftuar se trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë”, ka thënë Krasniqi për Express.
“Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën















