Kosova
AKR-ja nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të mundshëm me VV-në
Meqenëse ende nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve, AKR-ja, e cila ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe me PD-në nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje e cila doli fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se lidhur me koalicionin do të vendosin duke llogaritur fillimisht interesin e shtetit, shkruan koha.net
Ai thotë se veprimet të cilat do të merren pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të jenë në harmonizim me dy partnerët e koalicionit me të cilët kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma dhe PD.
“Ky proces i rinumërimit i ka stopuar si duket edhe bisedimet për marrëveshje rreth formimit të qeverisë edhe dy partitë fituese, VV-në dhe LDK-në, andaj edhe ne ende nuk kemi menduar rreth përfshirjes apo mospërfshirjes sonë në koalicionin qeverisës. Ju e dini se ne kemi garuar në këto zgjedhje në koalicion edhe me dy parti tjera, andaj edhe veprimet në të ardhmen do të jenë të menduara, të planifikuara dhe të sinkronizuara së bashku”, ka thënë ai.
Kujtojmë se nga 32 deputetë sa kishte VV-ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri do të ketë 29. E LDK-ja do të pësojë me heqjen e një deputeti, duke mbetur në 28 deputetë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












