Maqedonia
Vaksinat kundër gripit, prej sot të qasshme për qytetarët
Përveç në QSHP, do të kenë edhe pika shtesë në tre poliklinika të Shkupit
Në Qendrën për shëndet publik të Shkupit prej sot filloi vaksinimi kundër gripit. Për shkupjanët janë të disponueshme vetëm vaksina komerciale që i furnizon Qendra dhe të cilat sivjet kushtojnë 650 denarë.
Biljana Danillovska, udhëheqëse e Repartit për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik – Shkup, theksoi se vaksina mbron nga katër lloje të virusit dhe se qytetarëve u është në dispozicion në dy turne nga ora 7:30 deri në orën 18:00.
Drejtori i Qendrës për Shëndet publik, Arben Ziberi, informoi se 28.000 vaksina falas që i furnizon Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë arritur dhe presin të arrijnë deri në fund të javës së ardhshme.
Për vaksina falas, për të cilat qytetarët, përveç në QSHP, do të kenë edhe pika shtesë në tre poliklinika të Shkupit: Çair, Jane Sandanski dhe Bukuresht.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











