Lajme
Zvicër: 184 persona në vit humbin jetën gjatë marrjes me sport
Duke bërë ecje nëpër male, ngjitje ose alpinizëm dhe gjatë skijimit, mesatarisht kanë humbur jetën 120 persona në vit
Për çdo vit në Zvicër vdesin 184 persona nga pasojat e marrjes me sport. Çdo i treti i vdekur është turist i huaj, i cili ka ardhur në Zvicër për të ushtruar sportin ose hobin e tij, që në të shumtën e rasteve ka të bëjë me sportet dimërore, shkruan srf.ch.
Këshillimorja për mbrojtje nga aksidentet (BFU) ka dalë sot me një raport lidhur me një studim të realizuar ku trajtohen të gjitha aksidentet që kanë të bëjnë me sportin, të ndodhura nga viti 2000 deri në vitin 2018.
Shumica e madhe e viktimave kanë humbur jetën maleve, transmeton albinfo.ch. Duke bërë ecje nëpër male, ngjitje ose alpinizëm dhe gjatë skijimit, mesatarisht kanë humbur jetën 120 persona në vit.
Por megjithatë, sipas BFU-së numri absolutisht më i madh i të vdekurve i identifikuar me sportet dimërore, nuk flet patjetër për rrezikshmërinë më të madhe të një lloji konkret të sportit në krahasim me sportet tjera.
Në këtë kuptim, duhet të kihet parasysh numri i njerëzve që merren me atë sport, përcjell albinfo.ch. Kjo domethënë se në krahasim me masivitetin e sporteve dimërore në Zvicër, numri i vdekjeve në male nuk është mbiproporcional me atë të sporteve tjera. Veç kësaj, për shumë lloje sportesh nuk ka shënime të sakta për numrin e viktimave.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













