Kosova
INSTAT: Shqipëria përfitoi nga taksa 100 për qind ndaj Serbisë
Thuhet se për 10 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës produkte me vlerë prej rreth 204 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet u zgjeruan me gati 13 për qind. Por, pas një nisjeje të mirë në muajt e parë të vitit, ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm në vijim.
Duke qenë se tregu i lënë bosh nga Serbia, pasi Kosova vuri taksë 100 për qind për produktet e saj, duket se nuk është arritur të shfrytëzohet nga prodhuesit shqiptarë, teksa eksportet në 2019-ën u rritën shumë më pak se dy vjetët e mëparshme, kur ndryshimi vjetor në 2017-ën dhe 2018-ën për të njëjtën periudhë ishte përkatësisht 30 dhe 27 për qind, sipas të dhënave të INSTAT.
Vlen të theksohet se produkti më i eksportuar në Kosovë është giza dhe çeliku, me 38 për qind të totalit, përcjell Monitor përmes një analize.
Ndërsa produkti i dytë më i eksportuar është ai i lëndëve djegëse me 13 për qind të totalit. Për periudhën janar-tetor të këtij viti eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 7.6 për qind, që ka ardhur nga rritja e shpejtë në muajt e parë të vitit, por më pas, me bllokimin e aktivitetit të rafinerisë së ARMO, tendenca u ngadalësua ndjeshëm.
Nga ana tjetër, grupin e tretë e përbëjnë produktet e gëlqeres dhe çimentos, që përbëjnë 9 për qind të totalit, me një rritje prej gati 10 për qind me bazë vjetore.
Eksportet e frutave dhe pijeve kanë shënuar një rritje të lartë dyshifrore prej rreth 30 për qind, por ato mbeten të ulëta, duke përbërë vetëm 3 për qind të totalit të eksporteve drejt Kosovës.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, nga vendosja e tarifës 100 për qind, Serbia ka eksportuar 430 milionë euro mallra më pak. Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina 2 milionë euro. Në Dogana shprehen se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është zëvendësuar nga vendet e rajonit apo të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh














