Shqipëria
Avionë emergjence nisen nga Italia dhe Greqia, Franca dhe Turqia, në gatishmëri
Të gjitha ambasadat e huaja kanë shprehur që herët gatishmërinë për autoritetet shqiptare
Avionë me skuadra speciale janë nisur nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4. Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.
Të gjitha ambasadat e huaja kanë shprehur që herët gatishmërinë për autoritetet shqiptare.
Reagimet e Edi Ramës në Twitter:
Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi?Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale?Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë?Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda.
Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç.
Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten















