Shqipëria
658 të plagosur nga tërmeti, dy të rinj në gjendje më të rëndë
Manastirliu tha se një djalë dhe një vajzë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të dërgohen jashtë vendit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se nga tërmeti i një dite më parë kanë mbetur të plagosur 658 të plagosur ndërkohë që aktualisht vijojnë të jenë të shtruar 68 persona. Manastirliu tha se një djalë dhe një vajzë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore do të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Tashmë jemi mobilizuar në planin e rimëkëmbjes dhe në kampet që janë ngritur. Tashmë janë duke punuar e gjithë qeveria me partnerët. Qytetarët që janë në çadra do marrin kujdesin shëndetësor dhe psiko-social. 658 të plagosur deri më tani, ndërkohë që 68 persona vijojnë të jenë të shtruar tek Spitali i Traumës në Tiranë. Duhet të vlerësohet në 360 gradë e gjithë situata. Një djalë dhe një vajzë janë në gjendje më të rëndë dhe mund të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore”, tha Manastirliu.
Gazetarja e Report Eliza Gjediku raporton se dy të rinjë që do dërgohen jashtë vendit janë Marlin Shkodrani 30 vjeç, Xhensila Biqiku 20 vjeç percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten














