Shqipëria
Largohet taksa rrugore për Shqipëri
Tragjedia e shkaktuar dje nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka mobilizuar mijëra qytetarë të Kosovës për t’iu dërguar ndihma me autobusë, vetura e mjete të tjera vëllezërve shqiptarë që përjetuan tmerrin.
Por, të gjithë qytetarëve që kanë shkuar për Shqipëri u është dashur të paguajnë taksën rrugore të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.
Pas kritikave të shumta, tani kjo taksë është larguar për të gjithë ata që nisën për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë.
Një gjë të tillë së paku është konfirmuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili paraprakisht kishte shprehur keqardhje që taksa rrugore po aplikohet edhe këto ditë.
“Po ju informoj se tashmë taksa rrugore është hequr dhe nuk do të paguajë askush që shkon për të ndihmuar”, ka thënë për FaktePlus ambasadori Minxhozi.
E që taksa rrugore është hequr e kanë thënë edhe nga shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme, datë 26.11.2019, ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave.
“Individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë etj., të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente”, thuhet nga kompania.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten














