Shqipëria
Ka humbur 8 pjesëtarë të familjes, rrëfimi për tmerrin e përjetuar
Tragjeditë nuk kanë të mbaruar në Shqipëri. Thumana është një prej zonave më të goditura nga tërmeti dhe ende ka persona nën rrënoja. Xhelal Cakoni është një banor i Thumanës që ka humbur 8 persona të afërm, disa prej tyre ende gjenden nën rrënoja.
Në një prononcim për gazetarin Enver Docci, Xhelal Cakoni tha se është një tragjedi e madhe dhe nuk e dinë kur do të përfundojë. Ai ka rrëfyer se të afërmit e tij e dinin që pallati ishte i pabanueshëm, por nuk kishin ku të shkonin.
“Kam humbur 7 persona. Jam anëtar i familjes Cakoni. Më ka humbur djali i xhaxhait, me gjithë nusen dhe me gjithë vajzën. Më ka humbur dhe vajza e xhaxhait me dy çuna, të fejuarën e njërit dhe vajzën. Këtu është bërë një tragjedi aq e madhe sa ka ardhur gjithë bota dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Janë shembur mbi 4-5 pallate, janë rrafshuar krejt.
As vetë nuk e dimë se kur do të përfundojmë. Kemi akoma njerëz nën rrënoja, disa i kemi në morg në Durrës, disa në Tiranë, disa në Lezhë. Fundi nuk i dihet kur do të dalë.
Kanë pasur dëme, u kishte ardhur urdhri të mos hynin brenda. Në tërmetin e parë kanë dalë jashtë, pastaj kanë hyrë prapë brenda dhe i ka zënë tërmeti i dytë.
E kanë dhënë urdhrin se ky është i pabanueshëm, por nuk kishin ku të shkonin, prej hallit. Të gjithë kanë ardhur shumë shpejt, fshati i ka nxjerrë të parët.
Pjesa më e madhe janë nga Burreli, ka edhe nga vendi. Ka akoma brenda. Kemi babain që pret fëmijën e vogël që e ka nën rrënojë, 6 vjeç.
Ka njerëz nën rrënoja. Mund të jenë mbi 5 veta. Disa i nxorën”, tha ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













