Kosova
35 inxhinierë nga Kosova nisen drejt Durrësit
Mbi 35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri për të bërë vlerësimin e dëmeve të objekteve shkollore në rajonin e Durrësit.
Organizatori Drilon Pireva që tha se do të nisen pas pak shtoi se gjithë kjo është bërë në punë vullnetare, njofton Klan Kosova.
“Janë mbi 35 inxhinierë, kryesisht të ndërtimtarisë që kanë mu nis sot për Shqipëri. Puna e tyre do të jetë në rajonin e Durrësit, ku dëmi ka qenë më i madh. Nga ne do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkollave fillore dhe të mesme”.
“Gjithsej janë 42 shkolla ku do të bëhet vlerësimi prej profesionistëve nëse plotësohen kushtet për të rifilluar mësimi.”
Inxhinierët janë nga komuna e Prishtinës, prej Ndërmarrjes Publike Banesore dhe nga Shoqata e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve që veprojnë në Prishtinë.
“Të gjithë janë lajmëruar vetë, përveç aspektit logjistik që e kemi organizuar ne, pjesa tjetër është krejtësisht vullnetare”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













