Shqipëria
Rama: S’kemi më nevojë për ndihma materiale, por financiare
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes lidhur me situatën katastrofike, në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.“Nuk ka më nevojë për ndihma materiale, por financiare, pasi falë jush ka masivisht, por mund të ketë nevojë për më shumë bashkërendim dhe koordinim.
Ju lutem të gjithë atyre që do të vijnë të drejtohen te Ministria e Mbrojtjes, në mënyrë që të bëjnë një ndarje sa më të drejtë të ndihmave. Plaga është te strehimi, ndaj dhe duhet të fokusohemi te ky kontribut. Është një situatë me përmasa të atillë që do të kishte lëkundur shtete shumë më të mëdha se sa ne. Është bërë një super-punë, me një investim moral dhe fizik.Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë rrugë tjetër t’i shmangemi kësaj sfide, që do shënojë në memorien tonë një nga momentet më të pashlyeshme në çdo aspekt.
Në faqen e ‘e-albania’ pashë të dhënat, ka kontributorë të mëdhenj, por ka dhe kontributorë të vegjël, por që janë tejet të çmuar”, tha Rama, shkruan tch. “Në Thumanë i kemi njerëzit në çadra, sepse aty është një vatër e zjarrtë tragjedie.Por, së pari na duhet të përcjellim të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 40. Menjëherë pas momenteve të lamtumirës së dhimbshme, do të jetë gati gjithë logjistika për t’i strehuar, ushqyer dhe asistuar”, tha Rama, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












