Lajme
SHBA: Jemi të gatshem për të ndihmuar Shqipërinë
Ambasada e SHBA reagoi pas situatës së rëndë që ka prekur vendin duke shprehur keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.
SHBA tha se qëndron në krah të Shqipërisë në këtë moment të vështirë duke garantuar mbështetje edhe ne aspektin humanitar.
Ambasada amerikane shpreh gatishmëri për ta ndihmuar vendin tonë me cdo kërkesë që do ti paraqitet.
Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë.
Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












