Shqipëria
Ferizaji ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri
Anëtarët e Kuvendit të Komunës të Ferizajt u mblodhën sot në seancën e rregullt mujore, ku në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri kanë ndarë 10,000 euro.
Seanca nisi me një minutë heshtje dedikuar viktimave që shkaktoi tërmeti ditë më parë në Shqipëri. Me propozimin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u fut edhe një pikë e re e rendit të ditës, që ka të bëjë me ndihmën në vlerë financiare prej 10,000 eurosh për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas njoftimit të komunës, arsyetimin e kësaj pike e bëri drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, e cila tha se me autorizimin e kryetarit të Komunës dhe miratimin nga Kuvendi, përkundër vështirësive buxhetore që ka Komuna e Ferizajt, në shenjë solidariteti me banorët e zonave të prekura nga tërmeti ndahen 10,000 euro, si vazhdimësi e mbështetjes që ka dhënë Komuna e Ferizajt për këtë qëllim, duke ndihmuar, organizuar e mbështetur drejtpërdrejt grupet e ndryshme komunitare.
Kuvendi Komunal i Ferizajit shqyrtoi edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që janë në kuadër të aktiviteteve të zakonshme komunale.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten














