Shqipëria
Rama: 7-15 vjet burg për arkitektët dhe ndërtuesit ‘shkel e shko’
"7 deri në 15 vjet burg për çdo ndërtues, që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 8 kate"
Së fundi kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa ekstreme për të gjithë ata ndërtues, supervizorë dhe arkitektë që abuzojnë me ndërtimet e pallatave dhe godinave të tjera të banimit.
Ai bëri të ditur se po përgatitet një akt për dënimet në lidhje me këto abuzime.
Ai paralajmeroi se çdo ndërtues, i cili do të bëjë shkelje, si p.sh. duke e nisur godinen për 3 katë e duke e çuar në 8, do të dënohet me burg nga 7 deri në 15 vjet.
“Por përgatisim edhe një akt për dënimet. Me 50 viktima, nga ndërtimet e 30 vjetëve. Burgosjen e çdo individi që merr leje ndërtimi me emrin e tij, që lë pas një ndërtim që ka shkelje. 7 deri në 15 vjet për çdo ndërtues që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 8 kate. Për përgjegjësitë duhet të shohim invetarin një herë. Burg për ndërtuesin, burg për akitektin dhe burg për supervizorin. Arkitektët duhet të denoncojnë pronarin e tyre në rast shkelje, kur i thotë më bëj një kat tjetër lale, janë bashkëpunëtorë“.
Po ashtu, vendimi i qeverisë për ashpërsimin e dënimeve për ata që ndërtojnë keq dhe shkelin rregullat pritet të merret pas tërmetit që ra më 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ku janë dëmtuar qindra ndërtesa të larta dhe të vogla në shumë zona të vendit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












