Kosova
Tragjedia e familjes Lala, historia që i mallëngjeu të gjithë
Marjeta kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjeç dhe dy binjakët 2-vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej, ishte gjetur e vdekur pak orë para saj.
Tani nuk ka më asnjë njeri për t’u shpëtuar nën rrënojat e asaj që ishte një shtëpi familjare prej pesë katesh, ndërtuar pa rregulla, si gjithë vilat e tjera të lagjes që lindën në fund të komunizmit, në terrenin jostabël të një ish-kënete në Durrës, ku në vitet 90 dëgjoheshin vetëm bretkosat.
Familja Lala u shua e gjitha, me përjashtim të 16-vjeçarit Ramë Lala që u nxor pas 14 orësh gërmime me duar. Historia e tyre ka mallëngjyer të gjithë; është bërë epitoma e një tragjedie kombëtare që deri më tani ka marrë 50 jetë njerëzish, duke shpalosur krizën dramatike në ndërtim kur rënia e regjimit komunist bëri që gjysma e vendit të ndërtonte shtëpi me mure me disa tulla të gjetura diku, ndonjë thes rërë dhe një xhaxha murator. E kur sipërmarrësit e rinj pa skrupuj dhe pa kontroll u bë një lojë e lehtë për të bërë para ndërtimi i kolosëve pa themele në një tokë sizmikisht jostabile.
Gjyshja Sahadete, e vdekur pranë të birit, Ilirit. Ishte gjetur më herët, madje edhe para se të ndërhynin skuadrat speciale kosovare me rruspa dhe mjete të tjera. Nga rrënojat ishte dëgjuar vetëm zëri i Ramës. Ky i fundit ishte strukturë pranë lavatriçes, që edhe e kish shpëtuar duke i shërbyer si mburojë. Ishte thuajse në pozicionin e një fetusi, por i kthyer në njërën anë, me këmbët të shtypura nga çimentoja. Kam dëgjuar motrën, është e gjallë, shpëtojeni – lutej ai. Por, edhe trupi i Griseldës, 19 vjeç, doli pa jetë.
Skuadrat kosovare u zëvendësuan nga ato italiane, të njëjtat që kanë shpëtuar jetë në Rigopiano dhe Amatrice, të cilat ndryshuan teknikë me shpresë se do të gjenin akoma ndonjë të gjallë. U fikën mjetet e rënda dhe u përqendruan tek puna me precizion, me telekamera dhe qenë. Por pa rezultat. Nuk kishte më asnjë shenjë jete nën rrënoja.
“Nuk duhen humbur kurrë shpresat”, thonin ata, ndërsa i gjithë vendi lutej për atë familje të madhe të shuar nga tërmeti. Por nuk mund të bënin më asgjë…
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten












