Lajme
Përurohet parku “Nënë Tereza” dhe shtatorja në New Jersey
Në qytetin Garfield të shtetit New Jersey u zhvillua ceremonia e inaugurimit të parkut “Nenë Tereza” si dhe u zbulua një shtatore e misionares katolike, aktivitete këto me rastin e 107-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ceremonia ishte një organizim i Aleancës Shqiptare të New Jerseyt me mbështetjen e Bashkisë së qytetit.
Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, tha se statuja e Nënë Terezës është nderim për ne, ndërkohë që ne nderojmë Nënë Terezën nëse udhëhiqemi nga shembëlltyra e saj.
“Dhembshuria, solidariteti dhe përkujdesja që iu ofrua të goditurve nga tërmeti në Shqipëri, është monumenti me të cilin nderojmë Shenjtoren tonë”, shkroi Çitaku në Facebook.
Edhe Ambasadorja e Kosovës në Nju-Jork, Teuta Sahatqija, ishte e pranishme në përkurimin e parkut “Nënë Tereza” dhe shtatores së shenjtores sonë në Nju Xhersi.
“Komuniteti shqiptar në Garfield New Jersey e shndërruan parkun e qytetit në Parkun e Nënës Terezë. Ndonëse temperaturat shumë të ftohta, shumë shqiptarë e amerikanë i bashkoi sot Nëna Terezë”, shkroi Sahatqija në Facebook.
“Harmonia fetare, si vlerë e jona e fuqishme, edhe kësaj radhe shkëlqeu në dritën e saj më të bukur”, tha më tej ambasadorja e Kosovës në New York.
Të pranishëm në përurimin e parkut dhe shtatores së Nënë Terezës ishin edhe Kryebashkiaku i Garfieldit, Richard Rigoglioso, Zëvendësambasadori i Shqipërisë në SHBA, Armand Shandro, përfaqësues të klerit fetar dhe udhëheqës të shoqatave shqiptaro-amerikane në New Jersey, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















