Bota
Tërmetet më të fuqishme në vitet e fundit
Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin
Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri më 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, më 5 korrik.
Ky i fundit ishte edhe më i fuqishëm, 7.1. Shkundjet e tij u ndjenë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.
Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Por pavarësisht forcës së tyre të madhe, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë dhe pesë në të dytën, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, një tërmet i të njëjtës magnitudë, 7.1 në 2017-tën në Meksikë, shkaktoi 370 të vdekur e mbi 6.000 të plagosur. Ajo lëkundje mësohet të ketë zgjatur për 20 sekonda.
Vetëm dy orë përpara se ai të godiste, vendi kishte përkujtuar përmes ceremonish të shumta tërmetin shkatërrimtar të 1985-sës, i cili vrau 10.000 persona.
Los Angeles Times citonte atëherë përfundimet e një raporti, ku thuhej se me dhjetëra ndërtesa u shembën brenda pak sekondash duke mos i lënë njerëzve kohë të dalin.
Ekspertët që bënë më pas verifikimet, zbuluan se godinat e shembura kishin probleme ndërtimi dhe ishin cilësuar nga inspektorët si të banueshme, në një kohë kur nuk ishin aspak të tilla.
Shembjen e ndërtesave në tërmetin e 2017-tës në Meksikë, e shkaktoi korrupsioni, thuhej në artikull.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












